Vrasja makabre e 20 vjeçares në Greqi, hetimet zhvendosen në Kretë

schedule17:58 - 19 Maj, 2021

schedule 17:58 - 19 Maj, 2021

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen makabre të 20 vjeçares angleze në Greqi. Hetimet në lidhje me këtë ngjarje ku si pasojë humbi jetën 20 vjeçarja britanike Karolina nënë e një foshnje 11 muajshe janë zhvendosur në Kretë.

Mediat greke bëjnë me dije se hetimet e Policisë Greke vazhdojnë me një ritëm intensiv për të gjetur autorët e vrasjes brutale të nënës 20-vjeçare, në Glyka Nera. Autoritetet janë përfshirë në hetimin e një rrjeti të gjerë informacioni brenda burgjeve.

Sipas informacionit, burgjet e Alikarnassos dhe burgjet e tjera në vend u është kërkuar një listë e të burgosurve të liruar të vitit të kaluar, të cilët janë burgosur për krime të ngjashme, të tilla si grabitje dhe vrasje. Të njëjtat burime informacioni deklarojnë se, në të njëjtën kohë policia greke po përpiqet të gjejë “informatorë” nëpër burgje pasi të gjitha bandat kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Ndërkohë që bashkëshorti i Karolinës, Haralambos Anagnostopoulos gjatë një deklaratë që ka dhënë ka nënvizuar besimin e tij te policia si dhe ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen që u kanë dhënë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi disa ditë më pare, ku katër persona të maskuar, u futën në banesën e çiftit të ri, ku si përfundim kanë vrarë 20 vjeçaren, qenin e shtëpisë dhe kanë torturuar bashkëshortin e të resë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!