Pas Gjirokastrës, KAS ka rrëzuar kërkesën e PD dhe LSI edhe për Beratin, ku dy partitë kërkonin përsëritjen e zgjedhjeve në këtë qark.
Sipas KAS nuk ka pavlefshmëri. Ndërkohë, vendimi për rinumërimin në Berat do të vendoset nesër në orën 10:00.
Më herët KAS rrëzoi edhe kërkesën e PD e LSI për qarkun e Gjirokastrës, ku gjithashtu kërkohej përsëritja e zgjedhjeve, pasi pretendojnë parregullsi në proces.