Lideri palestinez akuzon Izraelin për krime lufte

schedule15:16 - 19 Maj, 2021

schedule 15:16 - 19 Maj, 2021

Mahmoud Abbas, presidenti i Autoritetit Palestinez, ka akuzuar Izraelin për kryerjen e “terrorizmit të organizuar shtetëror dhe të krimeve të luftës” në Gaza.

Në një deklaratë televizive, Abbas tha se palestinezët nuk do të “hezitojnë të çojnë ata që kryejnë krime të tilla përpara gjykatave ndërkombëtare”.

Nga ana tjetër, Izraeli thotë se sulmon vetëm shënjestra ushtarake dhe se ka bërë përpjekje për të parandaluar viktimat mes civilëve, përfshirë paralajmërimin e banorëve aty pranë për sulmet ajrore një orë përpara.

Në fillim të këtij viti, Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) nisi një hetim mbi krimet e mundshme të luftës të kryera nga Izraeli dhe grupet palestineze në 2014, kur ndodhi konflikti i fundit madhor në Gaza. ICC ka shprehur tashmë shqetësimin për këtë raund të fundit të dhunës mes dy palëve. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!