Barcelona dhe Atletico Madrid po mendojnë një shkëmbim të bujshëm mes tyre. Bëhet fjalë për dy lojtarë ofensivë; respektivisht Antoine Griezmann dhe Joao Felix.
TV3 raporton se dy klubet e njohura spanjolle po e marrin një konsideratë një operacion të tillë. Të dy lojtarët kanë një vlerësim pak a shumë të njëjtë në merkato.
Nëse arrihet marrëveshja, Griezmann do të rikthehej tek ekipi ku shpërtheu si futbollist, ndërsa talenti portugez do të formonte një dyshe fantastike në sulmin e Barcelonës me Leo Messin. /abcnews.al