Takohet me presidentin, “profesori” Rangnick drejt kalimit në Premier

schedule13:36 - 19 Maj, 2021

schedule 13:36 - 19 Maj, 2021

Merkato e kësaj verë pritet të jetë shumë e zjarrtë. Jo vetëm transferime lojtarësh por edhe ndryshime të mëdha në pankina. Një nga klubet që po punon për të gjetur trajnerin e ri është Tottenham.

Shumë emra kanë dalë në skenë për pankinën e klubit londinez. The Guardian raporton se Ralf Rangnick është një nga kandidatët kryesorë për postin e timonierit të Spurs.

“Profesori” gjerman ka pasur një takim me presidentin Daniel Levy disa ditë më parë. Kreu i Tottenham vlerëson shumë aftësitë e trajnerit gjerman, por nuk dëshiron të nxitohet për vendimin që do të marrë.

62-vjeçari ishte pranë kalimit te Milani vitin e kaluar. Akordi final ishte shumë afër, por kuqezinjtë vendosën të konfirmonin Stefano Piolin në fund. Tani mund të nisë një aventurë në Premier League te Spurs. /abcnews.al