Qipro regjistron të infektuarit e parë me variantin indian të koronavirusit

schedule13:38 - 19 Maj, 2021

schedule 13:38 - 19 Maj, 2021

Në Qipro janë regjistruar rastet e para me variantin indian të koronavirusit. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë në vend, ndërsa u njoftua po ashtu që bëhet fjalë për individë që janë izoluar në mënyrë emergjente me të mbërritur në ishull.

Autoritetet thanë se varianti u gjet në katër persona që rezultuan pozitivë për Covid-19, ndërsa varianti i Afrikës së Jugut u gjet në dy individë të tjerë.

Bëhet fjalë për persona që kanë mbërritur nga India, Pakistani, Filipinet dhe Nepali, vende nga të cilat udhëtarët kanë nevojë për leje të veçantë për të udhëtuar në Qipro, me testime para ose pas mbërritjes dhe një karantinë të detyrueshme dy javore.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, personat që rezultuan pozitivë u futën në karantinë dhe nuk kanë asnjë kontakt me njerëz të tjerë. sb/abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!