Joe Biden e cilësoi propozimin e tij për të investuar 174 miliardë dollarë në prodhimin e makinave elektrike si një nevojë urgjente e politikës së jashtme për shkak të suksesit aktual të Kinës në këtë sektor.
“Ata mendojnë se do të fitojnë”, tha Biden për Kinën. “Por ata nuk do ta fitojnë këtë garë. ”
Presidenti gjithashtu kritikoi administratën Trump për mos miratimin e një projekt-ligji për infrastrukturën.
“Gjatë 4 viteve, ata nuk bënë asgjë në lidhje me infrastrukturën e vendit”, tha Biden.
Duke folur para Biden, Kryetari Ekzekutiv i Ford Bill Ford e quajti zbulimin e F-150 të ri – automjeti më i shitur i Amerikës – “një moment historik” për kompaninë ndërsa SHBA-ja po lufton me ndryshimin e klimës./abcnews.al