Tensionet për detin, Çavuşolulu në 31 Maj në Athinë, po përgatitet takimi Mitsotaki-Erdogan

schedule18:48 - 18 Maj, 2021

schedule 18:48 - 18 Maj, 2021

Mediat greke shkruajnë se ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşolulu pritet që të vizitojë Athinën në datë 31 Maj. Parimisht është rënë dakord mes palëve për takimin në Athinë, por data ende nuk është zyrtarizuar.

Ta Nea” shkruan sot se sipas burimeve diplomatike 31 Maji shihet si dita kur Mevlüt Çavuşolulu do t’i kthejë homologut të tij Dendias vizitën në Athinë. Gjithashtu në artikull theksohet se dy ministrat pritet që të punojnë për një takim mes kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Nikos Dendias vizitoi Turqinë në Prill, ku takoi edhe presidentin Erdogan, ndërsa konferenca me homologun Çavuşolulu ishte e tensionuar. Dy vendet ndodhen në një paqeje momentale pasi situata është e tensionuar për shkak të konfliktit detar, që fundin e vitit të kaluar ishte në prag lufte./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!