Një ndërtesë e lartë u evakuua sot në Kinë, pasi godina gati 300 metra, filloi të lëkundej papritur. Ende nuk dihen arsyet, ndërsa situata shkaktoi skena paniku.
Seg Plaza, përfunduar në vitin 2000, është një nga ndërtesat më të larta qytetit jugor Shenzhen, përcjell abcnews.al.
Ndërtesa, e cila dominon për shkak të lartësisë së saj prej 291 metrash në zonën ku janë përqenduar bizneset e qytetit, strehon, ndër të tjera, një treg të madh të përbërësve dhe produkteve elektrike.
?? As if all the weird things coming from China weren’t enough, in another one, a building, SEG Plaza Building in Shenzhen, began to shake for unknown reasons which caused evacuation and chaos.
More videos in the thread. pic.twitter.com/R6qokkt1cw
— KreatelyOSINT?? (@KreatelyOSINT) May 18, 2021
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave Shenzhen i tha Weibo se ” do të përcaktojnë shkakun e dridhjeve të qiellgërvishtësit, duke theksuar se “nuk kishte asnjë tërmet në zonë sot”.
Seg Plaza filloi të lëkundet rreth orës 13:50 me kohën lokale sot, sipas autoriteteve. Kjo shkaktoi panik tek qytetarët. Qindra këmbësorë shihen duke ikur nga ndërtesa në videot e postuara në mediat sociale. g.v/abcnews.al