Armando Broja javët e fundit të kampionatit ka marrë kritika, pasi nuk ishte në formën e ndeshjeve të mëparshme. Gjithsesi Vitesse e ka në plane ta mbajë edhe një vit në Arnhem.
Sulmuesi është nën kontratë me Chelsea, por shanset që të jetë në planet e trajnerit Thomas Tuchel janë të vogla. Kështu edhe Broja nuk e mendon një rikthim në Londër për momentin.
“De Gelderlander” raporton se Vitesse dhe Chelsea po diskutojnë mes tyre për të zgjatur edhe një vit huazimin e sulmuesit 19-vjeçar. Edhe vetë Broja është pro kësaj.
I riu nga Malësia e Madhe ka bërë një sezon të mirë me fanellën e Vitesse, pasi ka shënuar 10 gola në kampionat dhe një gol në kupën e Holandës. /abcnews.al