Gjermani, pengmarrje në stacionin e trenit

schedule23:53 - 15 Tetor, 2018

schedule 23:53 - 15 Tetor, 2018

Policia gjermane i ka dhënë fund një pengmarrjeje në stacionin e trenit të Këlnit, duke arrestuar agresorin që mbante nën kërcënimin e armës një grua. Ngjarja shkaktoi evakuimin e të gjithë stacionit, ndër më të mëdhenjtë në Gjermani. Disa të pranishëm deklaruan për mediat lokale se kishin dëgjuar të shtëna dhe një shpërthim. Fillimisht u mendua për një sulm terrorist, por më vonë rezultoi se gjithçka kishte të bënte me mosmarrëveshjet e një çifti. Burri dhe gruaja kishin shkëmbyer replika në një restorant MekDonalds, para se ai ta merrte peng në një farmaci në ambjentet e stacionit. Gjatë negociatave mes policisë dhe autorit, autoritetet u detyruan të anulonin dhe shtynin shërbimet hekurudhore në Këln. /abcnews.al