Partia Socialiste e cilësoi Prokurorinë një pusetë politike, në ditën e tretë të sulmit ndaj organit të akuzës, pasi ky i fundit kërkoi pushimin e çështjes në lidhje me çështjen CEZ. Taulant Balla përmendi emrat që sipas tij Prokuroria po fal padrejtësisht, duke i treguar edhe ambasadorit amerikan se kush ishin peshqit e mëdhenj që po kërkonte.
Për të tretën ditë rradhazi, Partia Socialiste vijoi sulmin ndaj Prokurorisë, pas kërkesës së kësaj të fundit për të pushuar çështjen në lidhje me privatizimin që solli kompaninë CEZ në Shqipëri. Taulant Balla përmendi emrat që sipas tij po mbrohen nga organi i akuzës.
Nurmi dy i PS-së, e cilësoi Prokurorinë si një “pusetë politike”, pasi ajo nuk vijoi hetimet në lidhje me gjetjet e ish-Komisionit të posacëm Parlamentar të drejtuar nga vetë Taulant Balla, që hetoi këtë çështje.
Pasi nënvizoi se e njëjta dosje po shfrytëzohet në Ceki për hetime të hollësishme, sekretari i Përgjithshëm i PS-së pohoi se në Shqipëri kjo nuk po ndodh, për shkak të një hakmarrjeje të opozitës.
Balla nënvizoi se do t’i kërkojë Gjykatës që ta refuzojë kërkesën e Prokurorisë për pushimin e çështjes, ndërsa i dërgoi një mesazh edhe ambasadorit amerikan, që një ditë më parë kërkoi kapjen e peshqve të mëdhenj të krimit./abcnews.al
https://youtu.be/WcrZxrA29i8