400 kg kokainë, Hajdarmataj: Nuk besoj të ketë goditje të “peshqve” të mëdhenj

schedule09:08 - 18 Maj, 2021

schedule 09:08 - 18 Maj, 2021

Ish-drejtues i policisë Arben Hajdarmataj, i ftuar në ABC-ja e mëngjesit foli për operacionin e zhvilluar nga Policia e Kosovës, ajo italiane dhe shqiptare e sinjalizuar nga DEA amerikane, operacion i cili u finalizuar ne goditjen e 400 kg kokainë.

Lexo edhe: “Në Amerikën Latine janë vrarë shqiptarë”, Hoxha: Pikat e nxehta të narkotrafikut në Tiranë

Hajdarmataj tha se ky ishte një operacion i kontrolluar nga DEA amerikane.

Ai u shpreh skeptik për goditjen e “peshqve” të mëdhenj, ndërsa theksoi se narkotrafiku nuk bëhet pa lidhje me strukturat shtetërore.

“Unë the që policia shqiptarë ka bërë rolin e rojes. Këtu flitet për një operacion i cili është kontrolluar nga DEA amerikane. Unë nuk mendoj që të ketë një sasi tjetër përveç asaj që është bërë publike, për vetë faktin se në këtë operacion janë të përfshira të gjitha këto autoritete.

Por sërish them se nuk duhet duhet të jemi kategorik. Dua të theksoj që policitë perëndimore dhe DEA janë më të zhdërvjellta në këtë pikë, për operacione të tilla, pasi ne jemi shumë të ngurtë.

Nuk besoj se do të ketë arrestime të peshqve të mëdhenj, sidomos kur sasia goditet, pra nuk arrihet tek të gjithë kapilarët e rrjetit. Pritet të ketë goditje, por jo të peshqve të mëdhenj sepse ata qëndrojnë rahat në strofkullën e tyre”, tha Hajdarmataj.

/abcnews.al/