Shkarkohet ministri i Brendshëm Gashi, pritet emërimi i Mustafës

schedule16:43 - 15 Tetor, 2018

schedule 16:43 - 15 Tetor, 2018

Ekrem Mustafa nga komuna e Ferizajt, pritet të emërohet ministër i ri Punëve të Brendshme. Kështu kanë bërë të ditur për klankosova.tv, burime brenda Qeverisë, emërim ky i cili pritet të ndodhë pas shkarkimit nga detyra të ministrit paraprak Bejtush Gashit.

Edhe Ekrem Mustafa sikurse Bejtush Gashi, vijnë nga partia Aleanca Kosova e Re.

Që Ferizaj ta ketë një ministër në radhët e Qeverisë e kishte kërkuar disa herë edhe deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri. /klankosova.tv