Analisti Mentor Nazarko i ftuar në Log. këtë të hënë ka komentuar zgjedhjet e 13 qershorit në PD për kryetarin.
Nazarko është shprehur se nëse një procedurë e tillë është në kuadër të ligjit atëherë s’ka asgjë për tu shqetësuar.
“Unë besoj se nëse Basha do të sillte më shumë njerëz se në zgjedhjet e fundit atëherë mendoj se do të fitonte, pasi nuk besoj se shkalla e manipulimit është aq e fortë sa mos të lejojë një opozitë të vijë në pushtet. Unë besoj te rotacioni. Nëse procesi i zgjedhjes së kryetarit është e rëndësishme që të mos prekë ligjin. Nguti që ka një palë për dorëheqjen dhe pala tjetër duhet të shikohet nëse e prek kontensimin ligjor”, ka thënë Nazarko./abcnews.al