Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet për kryetar të PD Jemin Gjana: Basha nuk ka detyrim për dorëheqje

schedule18:15 - 17 Maj, 2021

schedule 18:15 - 17 Maj, 2021

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Jemin Gjana, jashtë selisë blu ka dhënë për gazetarët disa detaje në lidhje me procesin e zgjedhjeve për kryetar të PD që do të mbahen më 13 qershor.

Gjana u pyet nga gazetarët nëse statusi i PD përcakton nëse kryetari i partisë duhet të japë dorëheqje për të qenë i barabartë para kandidatëve të tjerë.

“Mbledhje për konstituimin ishte, Përcaktuam sekretarin e komisionit. Caktuam një procedurë pune për javën. Do përgatisim udhëzimin bazë me të cilin do përcaktojmë modalitetet e procesit dhe do ia paraqesim kryesisë së partisë të dielën me qëllim që ta miratojë si paketë të plotë modelin me të cilin do operohet gjatë procesit të zgjedhjeve.

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve ka një detyrim statutor. Në statut nuk ka detyrim dorëheqje. Pjesë të tjera janë detyrime individuale. Do plotësohet një formular me të cilat do konkurrohet në kryesi për t’u miratuar”, deklaroi Gjana./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!