Suvaja lëndoi aktorin, reagimet në Shkodër dhe një thirrje për shtetin: Mos i përbuzni artistët

schedule17:58 - 17 Maj, 2021

schedule 17:58 - 17 Maj, 2021

Një incident që për pak mund ti kishte rrezikuar jetën aktorit shkodran Nikolin Ferketa ndodhi në orët e pasdites së të dielës në Shkodër. Pasi përfundoi shfaqja “Armiku në shtëpi”, një pjesë e suvasë së një banese ra mbi aktorin.

Kjo shtëpi që është braktisur dhe nga pronari, ndodhet në rrugë Muzeale të “Gjihadolit” në Shkodër. Ai për fat të mirë nuk u dëmtua, po u trondit shumë.

“Me ndodhi mua dhe kalova lehtë, por pse të ndodhin kur mund të ketë ndërhyrje. Mirë që s’kisha fëmijën afër” tha ai.

Ndërsa drejtoresha e Teatrit Migjeni Rita Gjeka kërkoi nga institucionet përgjegjëse ndërhyrje të menjëhershme. “Që nesër kjo zonë të izolohet” tha Rita Gjeka, drejtore e Teatrit Migjeni.

Para se të ndodhte ky incident artistët profesionistë të Teatrit Migjeni dhanë një shfaqe bazuar mbi veprën “Armiku në shtëpi” të Ernest Koliqit me regji të Fric Selmanit.

Shfaqja u ndoq dhe nga artisët nga Tirana. Ata kujtuan dhe 1 vjetorin e shembjes të Teatrit Kombëtar. Për trupën e Teatrit Migjeni subjekti i shfaqjes është aktual dhe sot.

Anti-vlera dominon vlerën dhe kjo është mesazhi i kësaj. Ndërkohë që unë si artist, do të ishte pikërisht përmes kësaj drame, është një lloj thirrje që ata që për fat të mirë apo të keq kanë në dorë rregullimin ligjor tonin, të ne artistëve kanë mundësi që ta bëjnë këtë dhe jo të na përbuzin sikur po vazhdojnë të na përbuzin.

Sepse e thotë edhe mesazhi i shfaqjes, kërkush më tepër nuk e meriton një punë. Ky është fati i poetëve” tha aktori Simon Shkreli. Teatri Migjeni çdo fundjavë për 2 muaj me radhë do mbaj shfaqje në kuadër të festivalit “Koliqiana”./ Abcnews.al