Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Anxhela Peristeri ka tërhequr vëmendjen e mediave turke me paraqitjen e saj në tapetin, ku parakaluan pjesëmarrësit e festivalit.
Këngëtarja është shfaqur me një fustan të ngushtë, të punuar nga Valdrin Sahiti dhe është shprehur se është ndierë si një mbretëreshë.
Gjithashtu, ngjyra e kuqe e zgjedhur nga Anxhela ka spikatur, duke e bërë bukuroshen të duket edhe më seksi.
Peristeri do të ngjitet në skenën e Eurovisionit me 20 Maj, ku do të interpretojë hitin “Karma”. Deri më tani, kënga është pritur mjaft mirë nga publiku, duke shumë klikime dhe komente./abcnews.al