“Thriller” i Michael Jackson, videoklipi më i mirë i 50 viteve të fundit

schedule23:45 - 15 Tetor, 2018

schedule 23:45 - 15 Tetor, 2018

I publikuar në vitin 1983, videoklipi “Thriller” i Michael Jackson, është shpallur si videoklipi më i mirë i 50 viteve të fundit. Në atë kohë ai u shpall dhe si videoklipi më i shtrenjtë në histori me 500 mijë dollarë të shpenzuar për realizimin e tij.

“Thriller” i Michael Jackson është videoklipi më i mirë i 50 viteve të fundit. Çmimi është dhënë nga “Imaginaction”, festivali i parë për videoklipe në nivel ndërkombëtar, me një juri të përbërë nga gazetarët më të rëndësishëm të sektorit. I publikuar në vitin 1983, “Thriller” konsiderohet video e parë muzikore që ka një temë dhe koreografi e që është kthyer në një ikonë të padiskutueshme të muzikës pop.

Video e “Thriller” prezantohet si një film me metrazh të shkurtër me tematikë horror, i pari në histori me një konotacion të fortë kinematografik. Michael Jackson në atë kohë kishte parë në kinema filmin “Një ujk amerikan në Londër” të Xhon Lendis dhe e pëlqeu aq shumë sa replikoi disa nga skenat në videoklipin e këngës së tij. Pas shumë këmbënguljeje nga ana e tij shtëpia diskografike “Epik Rekords” pranoi të paguante 500 mijë dollarë për realizimin e video. Kjo e fundit u drejtua nga vetë Lendis dhe në atë kohë fitoi famën e videoklipit muzikor më të shtrenjtë në histori.

“Thriller” ishte një sukses i paprecedentë, dhe albumi që përmbante këngën u rendit në vendin e parë më klasifikimet muzikore në të gjithë botën. Falë videoklipit shitjet e albumit u trefishuan. Në atë kohë dhe MTV që sapo kishte nisur transmetimet shënoi nivel rekord shikueshmërie dhe u detyrua të transmetonte disa herë videoklipin, për shkak të kërkesave të shumta nga telespektatorët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!