Joachim Low do të shpallë pas dy ditësh listën e lojtarëve që do të grumbullojë në Euro 2020. Ky do të jetë turneu i fundit ku merr pjesë si teknik i kombëtares gjermane.
Sipas raportimeve të Bild, Low do t’u dërgojë ftesa edhe dyshes Thomas Muller e Matts Hummels.Këta lojtarë, së bashku me Boateng, nuk janë thirrur më në kombëtare që prej vitit 2018.
Dështimi në Rusi 2018 ndikoi që Low të bënte një reformim në skuadrën e tij, por sulmuesi i Bayern Munchen dhe mbrojtësi i Dortmund ndodhen në formë të shkëlqyer dhe do të marrin pjesë në Euro 2020. /abcnews.al