Lideri i Kremlinit Vladimir Putin mund të jetë i përfshirë në vrasjet dhe helmimet e kundërshtarëve të tij politikë, por jo në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ka qenë kjo deklarata e fortë e kreut të Shtëpisë së Bardhë Tramp gjatë një interviste televizive për CBS.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump mendon se lideri i Kremlinit Vladimir Putin “ndoshta” është i përfshirë në vrasjet dhe helmimet e kundërshtarëve të tij. Por kreu i Shtëpisë së Bardhë nxitoi të saktësonte, se asnjë rast i tillë nuk është regjistruar në territorin amerikan. Duke marrë pjesë për herë të parë në emisionin popullor amerikan “60 minuta” të CBS, kreu i Shtëpisë së Bardhë i është përgjigjur shumë pyetjeve të drejtuesit të emisionit. Dhe njëra nga pyetjet kishte të bënte me faktin nëse ai mendonte se presidenti rus Putin ishte i përfshirë në vrasje dhe helmime. “Ndoshta po. Ndoshta, por jo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” u përgjigj Tramp.
Presidenti amerikan shtoi se nuk e kuptonte se pse njerëzit mendonin e ai nuk ishte i ashpër sa duhet me homologun e tij rus. Tramp theksoi se asnjeri nuk e di se për cfarë dhe si ka folur aime Putin para konferencës së përbashkët për shtyp në Moskë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ai i ka dhënë Urkainës armë dhe tanke dhe jo paraardhësi i tij Obama. Ky i fundit sipas tij ka dërguar batanije. E sipas Tramp ky është një vendim që i tejkalon fjalët e ashpra në publik./abcnews.al