“Si u gjenda në botën e modës”, Niko Komani flet për dy personazhet që shënjuan karrierën e tij

schedule11:17 - 17 Maj, 2021

schedule 11:17 - 17 Maj, 2021

I ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, Niko Komani rrëfeu detaje të pathëna nga jeta e tij profesionale. Stilisti i mirënjohur foli për eksperiencën në “Style Star” në Abc, por u ndal dhe tek fillimet e karrierës së tij. Niko ka studiuar për regji, por siç theksoi ai, nuk e gjente veten në këtë profesion.

“Kam studiuar regji, film animation 3D. Por të them të vërtetën kam bërë dy filma me metrazh të shkurtër në Greqi, nuk ishte pasioni im. Pastaj ula hundën dhe më pas ka nisur fashion. Kam qenë shitës, ndihmës menaxher marketingu në butik. Kur u ktheva në Shqipëri, dërgova CV tek Anabel.

Dalina më dha pozicionin e një fashion editor. Pas 11 viteve, është njeriu që nuk do të ndaloj kurrë të jem mirënjohës. Dalina më zbuloi dhe Tuna ishte mentorja ime. Dalina pa gjithë çmendurinë që kisha në kokë, kurse Tuna më la hapësirë t’i prezantoj tek një publik i gjerë. Me ta jam shumë i lidhur emocionalisht.”, tha Niko. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!