Festë natën në rrugë, i moshuari u kujton COVID-in, grekët dhe shqiptari e bëjnë për spital

schedule23:54 - 15 Maj, 2021

schedule 23:54 - 15 Maj, 2021

Pesë adoleshentë, katër grekë dhe një shqiptar janë arrestuar nga policia në Athinë, pasi dy ditë më parë goditën duke dhunuar një të moshuar dhe më pas i morën telefonin.

Të rinjtë ishin duke festuar në Atikë në lagje natën në mes të rrugës me muzikë të lartë.

I moshuari zbriti nga shtëpia dhe u kërkoi që të ulnin muzikën dhe të largoheshin duke u kujtuar masat kufizuese kundër COVID-19, por adoleshentët jo vetëm që nuk e dëgjuan, por e ndoqën me vrap duke e goditur me thikë dhe më pas i morën celularin.

Dy ditë pas ngjarjes, adoleshentët janë identifikuar. / Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!