Kërcimet latine janë kthyer në trendin e momentit, pasi po bashkojnë të rinjtë.
Moderatori Eni Shehu i “Nuk është vetëm karantinë” ka vizituar ditën e sotme grupin“Via Latina”. Ai është njohur nga afër me të rinjtë që kërcejnë, duke i pyetur si ka nisur pasioni i tyre.
Madje mes të rinjve është krijuar edhe një shoqëri shumë e pastër, në të cilat ka pasur raste që ka kaluar edhe në dashuri.
Kleona është një nga të rejat që është bërë pjesë e grupit prej tre vitesh.
“Unë në fakt jam marrë që e vogël me kërcim dhe reth 3-4 vjet me kërcim latin. Shumicën e rasteve personat që vijnë na kërkojnë përmes videove se ne bëhemi viral dhe na kërkojnë”, tha ndër të tjera ajo.