Brenda muajit dhjetor të këtij viti, spitali i ri i sëmundjeve të Brendshme në QSUT do të jetë gati. Lajmi është bërë me dije nga kreu i qeverisë Edi Rama gjatë një inspektimit të kryer ditën e sotme në ambientet e tij.
“QSUT – Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme, një infrastrukturë ultramoderne e standardeve më të larta bashkëkohore, e cila do të hyjë në shërbim brenda vitit”, shkruan Rama.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se spitali do të ketë 270 shtretër të ndarë sipas shërbimeve, ndërkohë që përmes një ure do të jetë i lidhur me strukturës ekzistuese. Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të ketë 9 salla leksioni dedikuar studentëve të mjekësisë, ku do të zhvillohen praktikat mjekësore, si dhe edukimi në vazhdim.
“Jemi në momentin kur spitali i sëmundjeve të Brendshme ka ecur në nivel të ri të investimeve. Jemi në fazë të avancuar të punimeve., Duam ta përmbyllim në dhjetor të këtij viti. Investimi po vijon me instalimet elektrike. Risia është shërbimi i urgjencës në godinën A1 që do të transferohet në këtë spital.
Do krijohet një spital i ri ditor duke ndihmuar kapacitetet në këtë spital. Do të kemi 271 shtretër të ndarë sipas shërbimeve ndërkohë që zhvillimi i këtij spitali do integrohet me godinën e parë duke ofruar energjizim të kapaciteteve aktuale. Në shërbimin e kardiologjisë janë 60 shtretër. Do ketë mjedis për stafet për të marrë pak ajër dhe momentet e pushimit.
Kemi ecur me punimet në këto shërbime. Do krijojmë edhe një mënyrë të re të organizimit të shërbimeve për spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme. Mund të krijojmë një sallë hibride. Ky spital do ketë një imazheri të përqendruar. Në katin e renimacionit janë vendosur panelet. Brenda dhjetorit përfundon ky spital dhe brenda tre katër muajve të parë përfundon edhe riorganizimi i spitalit. Interesante është lidhja që bëhet me godinën aktuale përmes dy urave duke i bërë një trup dhe duke mundësuar eficencën”, u shpreh ministrja./mv.abcnews.al