Niko Komani kapet keq me Endrit Mertirin, cila është arsyeja e debatit mes tyre

schedule22:31 - 14 Maj, 2021

schedule 22:31 - 14 Maj, 2021

Ka ndodhur shpesh herë që anëtarë të ndryshëm të jurisë të kenë mosmarrëveshje mes njëri-tjetrit. Kësaj radhe Miranda Dupi dhe Endrit Mërtiri nuk kanë qenë dakord me një nga komentet e Niko Komanit. Specifikisht për gjatësinë e  pantallonave të një njërës prej konkurenteve, Borianës.

Niko mendonte se gjatësia e pantallonave të saj nuk ishte e duhura për një stil më maskulin dhe për trupin ‘petite’ të konkurentes në veçanti. Ndryshe nga pjesa tjetër e jurisë e cila mendonte se dhe për pantallona tipike për meshkuj kjo ishte gjatësia e duhur. Madje Miranda ka shtuar se nuk ka rëndësi gjatësia apo trupi i vajzës në gjykim që bëri Niko. Ky i fundit këmbënguli se gjykimi i tij ka vend.

Niko nuk e ka lënë me kaq, por e ka ka mbrojtur argumentin e tij edhe pas sfiltës së Doruntinës ,duke thënë se gjatësia e pantallonsve të saj ishte ajo që ai kishte në mend dhe për Borianën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!