Prindër për herë të tretë? Miriami dhe Albani tregojnë planet për zgjerimin e familjes

schedule20:37 - 14 Maj, 2021

schedule 20:37 - 14 Maj, 2021

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku shqiptar. Ata kanë 14 vite bashkë dhe janë prindër të dy fëmijëve, Ameli dhe Duam.

Mirëpo, në një intervistë për “Express Rozë”, çifti u shprehën të bindur se familja e tyre nuk do të zgjerohet më tej, sepse dy fëmijë janë mjaftueshëm për çiftin.

“Për momentin jemi mirë me kaq. Ideja është që nuk është puna të bësh një fëmijë dhe ta lësh të rritesh. Fëmija do kohën tënde fizike, kohën tënde cilësore, energjinë tënde, dedikimin tënd, fëmija formohet më shumë prezenca nga prindit, të paktën kështu e shohim ne. 2 janë mjaftueshëm do thosha unë, fëmija i tretë janë bizneset, projektet e tjera që kemi krijuar”, tha Miriami, ndërsa Albani shtoi me shaka:

“Jam unë fëmija i tretë se dola jashtë loje fare”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!