Të paktën 10 palestinezë kanë mbetur të vrarë në përplasjet me forcat izraelite të sigurisë në Bregun Perëndimor. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në Palestinë.
Siç raportohet, përplasjet mes Izraelit dhe palestinezëve në Gaza tashmë janë përhapur pasi shumë vende dhe qytete të pushtuara në Bregun Perëndimor janë përfshirë nga protesta të dhunshme.
Nuk kanë munguar përplasjet mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve të rinj, të cilët duken se janë “frymëzuar” nga ato që ndodhën javën e kaluar. sb/abcnews.al/