Donte të bënte nja selfie nga ballkoni, duke marrë panoramën e Panamasë, kur humbi ekuilibrin nga era dhe u rrëzua 27 kate më poshtë. Viktima është një vajzë portugeze. Incidenti, i filmuar në një video dhe që ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale, ndodhi në lagjen rezidenciale të Cangrejo.
Tragjedia u konfirmua nga shërbimet e sigurisë panameze, të cilët në një mesazh në tuiter kanë shkruar: “Mos rrezikoni jetën tuaj për një selfie, është më e rëndësishme të humbni një minutë në jetën tuaj sesa të humbni jetën tuaj në një minutë”.
Një mik portugez i viktimës shkroi: “Kjo grua ishte një mikesha ime, nënë e dy fëmijëve. Ajo quhej Sandra, ajo ishte mësuese dhe ishte në Panama për punë”.
Një studim i kohëve të fundit nga Instituti i Shkencave Mjekësore Indiane në Nju Delhi ka zbuluar se 259 persona kanë humbur jetën në përpjekjen për të bërë një selfie që nga tetori 2011 dhe nëntori 2017.
Rezultatet u botuan në “Journal of Family Medicine dhe Care Primary”. Studimi pohoi se mbi 72% e të vdekjeve ishin burra dhe se mbytja ishte shkaku më i zakonshëm i vdekjes gjatë një përpjekjeje për selfie. /abcnews.al