Gazetari për situatën në Gaza: Njerëzit po jetojnë në frikë, luten që të mos bjerë nata

schedule17:26 - 14 Maj, 2021

schedule 17:26 - 14 Maj, 2021

Gazetari i Al Jazeera-s Sami Abu Salem, duke raportuar nga qyteti i Gaza-s thotë se situata aktualisht është më e qetë krahasuar me mbrëmjen e shkuar.

Sipas tij, me raste ndodhin shpërthime në pjesë të ndryshme të qytetit dhe sulme ajrore që kryhen nga pjesë të ndryshme të Rripit.

“Ekipet e shpëtimit janë ende duke evakuuar njerëzit nga rrënojat. Një orë më parë ata evakuuan një familje, një nënë dhe tre fëmijët e saj… babai nuk ishte sepse ai punon me ekipin e shpëtimit, ”tha Abu Salem.

“Njerëzit po jetojnë me frikë. Kam biseduar me disa prej tyre, ata thonë se kanë ndjesinë dhe shpresën se nata kur nisin sulmet nuk do të vijë. Kur bie nata ata presin shpërthime të mëdha,” raportoi gazetari duke shtuar se familjet po largohen nga shtëpitë e tyre pranë kufirit në Beit Hanoun për të shmangur artileritë.

“Kanë frikë nga artileria sepse ajo është më spontane,” tha Abu Salem. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!