Real Madrid gjatë sezonit të fundit ka pasur probleme të shumta. Dëmtimet e kanë penalizuar shpesh shkuarën e Zinedine Zidane.
Gjithashtu edhe të infektuarit me COVID-19 kanë pasur ndikimin e vet. Së fundmi është një tjetër futbollist që është futur në karantinë.
Toni Kroos është izoluar së fundmi, sikurse njofton klubi i Real Madrid. Shkak është bërë një person me të cilin ai ka pasur kontakte dhe pas tamponit ka dalë pozitiv. Vetë gjermani ka rezultuar negativ. /abcnews.al