Stuhia në Shkodër, Mark Molla: Është dëmtuar frutikultura, po punohet për normalizimin e situatës

schedule10:55 - 14 Maj, 2021

schedule 10:55 - 14 Maj, 2021

Mbrëmjen e së enjtes Shkodra është përfshirë nga moti i keq dhe me stuhi.

Si pasojë e reshjeve të breshërit të rëna në këtë qytet ka pasur probleme në qarkullimin në disa rrugë.

Drejtor i Ujesjellës kanalizime, Mark Molla bën me dije se që në orët e para të mëngjesit të së premtes është punuar për normalizimin e situatës dhe gjendjes së rrugëve.

LEXO EDHE: VIDEO/ E pazakontë, breshëri zbardh rrugët në Shkodër

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se për shkak të shtrëngatave dhe reshjeve të breshërit janë shkatërruar shumë

Ishte një situatë e pazakontë, mesnatën e djeshme, Shkodra është përfshirë nga një valë shtrëngatash dhe ka bërë dëm në infrastrukturën rrugore, bahçe dhe në frutikulturë. Ne kemi dalë që në orët e para të mëngjesit për pastrimin e rrugëve dhe për larjen e rrugëve. Në orët e para të mëngjesit ka qenë e vështirë lëvizja e qytetarëve, por tashmë po punohet për të hapur të pastruar të gjithë praninë e breshërit në rrugë”, ka thënë ai.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!