Situata e koronavirusit në Brazil vijon të jetë shqetësuese .
Në 24 orët e fundit autoritetet bëjnë me dije se janë regjistruar 74, 592 raste, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 15,4 milion persona.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Brazil në 24 orë kanë humbur jetën 2, 383 pacientë.
Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 430, 417 humbje jete.
/abcnews.al/