Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Thatësira dëmton ullinjtë në Lushnje

schedule17:57 - 13 Tetor, 2018

schedule 17:57 - 13 Tetor, 2018

Temperaturat e larta në Gusht dhe në Shtator kanë pjekur para kohe ullinjtë dhe kanë tharë një pjesë të madhe të tyre. Prodhuesit thonë për ABC Neës se sasia e marrë këtë vit është shumë e dobët dhe do të përdoret vetëm për konsum familjar.

Prodhimi i ullirit këtë vit, është dëmtuar nga moti i thatë. Në Lushnje ka dy muaj që nuk bie shi. Megjithëse pronarët kanë nisur vjeljet.   Pjekja është bërë përpara kohe, ndaj po mbledhin ç’të mundin.

“Dobët shumë si sasi”, tha një punëtor.

Kodrat e qytetit në këtë periudhë janë plot me punëtorë që merren me vjeljet. Më pas ullinjtë dërgohen në fabrikat e vajit.

“Kam për gatime, por për të shitur jo”, tha një banore.

Në sasi është i dobët, por cilësia e vajit duket se është nga më të mirat.

“Duhet të mos përdorësh lëndë toksike, sidomos këto spërkatjet kundër insekteve reagojnë negativisht”, thuhet një prodhues.

Por si dallohet një vaj ulliri cilësor?

“Ky është vaj i virgjër, s’ka as lëndë toksike”, tregoi prodhuesi.

Në Lushnje janë dyfishuar sipërfaqet e mbjella me ullinj, por prodhimi i këtij viti nuk mjafton as për konsum familjar.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!