Teuta ruan vendin e parë. “Djemtë e detit” mposhtën Kastriotin në transfertë dhe tani presin rezultatin e derbit. Trajneri Edi Martini, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport u shpreh:
“Ishte ndeshje shumë e rëndësishme, e dinim që do ishte e vështirë. E patëm lojën nën kontroll, duhet të shënonim edhe gola të tjerë. Duhet të jemi kavalierë me njëri-tjetrin, për të shënuar edhe golin e tretë. Pësuam një gol dhe ndeshja mund të merrte rrjedhë tjetër”.
Normalisht forca Tirana, por kemi ndeshjen tonë me Partizanit. Unë them forca Tirana, por them më shumë forca djemtë e Durrësit. Në ndeshjen tjetër na mungon Gruda me të verdhë, por na kthehet Arapi që e sakrifikuam edhe sot”.
“Kastrioti i mbylli mirë shtigjet në pjesën e parë. Ata luajtën për barazim. Në fillim nuk kishim raste, fati jonë që shënuam të parët. Pastaj u bë më e lehtë. Ishte ndeshje shumë domethënëse dhe ishim në siklet me thënë të drejtën”. /abcnews.al