“Messi po kërkon apartament në Paris”, sa shumë zhurmë nga Franca

schedule16:38 - 13 Maj, 2021

schedule 16:38 - 13 Maj, 2021

Leo Messi dhe Barcelona vijojnë bisedimet për rinovimin e kontratës, por ende nuk ka një marrëveshje. Nga Spanja është raportuar se dëshira e sulmuesit është që të qëndrojë.

Vetë argjentinasi është takuar me presidentin Joan Laporta dhe më pas e ka bërë të njëjtën gjë edhe babai i tij, Jorge Messi, i cili nën cilësinë e menaxherit i ka shprehur kreut të klubit katalanas vullnetin e kapitenit për të qëndruar.

Gjithsesi zërat për një kalim te PSG mbeten prezente dhe lidhen me faktin që Messi është duke kërkuar për shtëpin në kryeqytetin francez.

“Le10sport” shkruan se një agjenci e pasurive të patundshme, që merret me shtëpi luksoze dhe është shumë e njohur në Francë, ka nisur të shohë për një pronë në qendër të Parisit.

E gjithë kjo lëvizje bëhet për llogari të Leo Messit, i cili edhe në të shkuarën ka kërkuar të blejë shtëpi në qytetin e dashurisë. Shtëpia që kërkohet duhet të jetë e gatshme për banim që tani.

Kjo shton dyshimet për një kalim të mundshëm te Messit te PSG, ku braziliani Neymar do të donte shumë të ribashkohej me të. Madje edhe e ka shprehur hapur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!