Një alpinist zviceran dhe një amerikan kanë humbur jetën nga lodhja pas ngjitjes në malin Everest. Abdul Waraich, 41, nga Zvicra dhe Puwei Liu nga Shtetet e Bashkuara, 55, vdiqën nga lodhja ndërsa po zbrisnin shpatet e malit prej 8,848.86 metrash të mërkurën.
Waraich, i cili ishte duke zbritur pasi arriti majën e malit, vdiq afër një kampi në jug, sipas Chhang DaWa Sherpa, një zyrtar i kompanisë. Liu nuk mundi të arrinte majën e Everestit dhe vdiq në zbritje pranë një kampi prej 7,900 metrash në South Col, tha Sherpa në postimin e tij në Instagram.
Të paktën 311 njerëz kanë humbur jetën në shpatet e malit./abcnews.al