India ka regjistruar 4,120 viktima duke çuar numrin e përgjithshëm në 258,317 dhe 362,727 raste duke çuar numrin e përgjithshëm në 23, 7 milion. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi dje se varianti i SARS-CoV-2, i cili është pjesërisht përgjegjës për shpërthimin në Indi tani është zbuluar në 44 vende.
Përveç Indisë, numri më i madh i rasteve të variantit B.1.617 është zbuluar në Britani.
OBSH e quajti përhapjen e variantit Indian “shqetësim global”. Sipas të dhënave, varianti i identifikuar në Indi është gjithashtu më ngjitës./abcnews.al