Chrissy Teigen ka reaguar pas akuzave nga Courtney Stodden për bullizëm. Modelja është shprehur përmes rrjeteve sociale ku thotë se “Jo shumë njerëz kanë fat që të mbajnë përgjegjësi për të gjithë dëmet e tyre në të kaluarën – përpara tërë botës. Jam e dëshpëruar dhe e trishtuar për atë që kam qenë më parë.”
“Unë isha një njeri i pasigurt, duke kërkuar vëmendje. Jam e turpëruar nga sjellja ime, por kjo…nuk është asgjë në krahasim me atë që bëra ndaj Courtney.”, shtoi modelja. Stodden tha se mes personave që e kishin kritikuar për martesën me aktorin 50-vjeçar Doug Hutchison, kishte qenë dhe Teigen.
Ajo tregoi se modelja i ka shkruar mesazhe që “të vriste veten”. Kjo nuk është hera e parë që Stodden flet për modelen. Pas vendimit të kësaj të fundit për t’u larguar nga twitter për shkak të komenteve negative, ajo e cilësoi Teigen si hipokrite. “Unë mendoj, për mua, sepse kam përjetuar kaq shumë ngacmime nga ajo kur isha vetëm 16 vjeç, në një kohë kur kisha nevojë për ndihmë.”, shkroi ajo. /abcnews.al