Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Capital T zbulon surprizën, së shpejti me një bashkëpunim ndërkombëtar

schedule07:22 - 13 Maj, 2021

schedule 07:22 - 13 Maj, 2021

Capital T është padyshim një nga reperët më të suksesshëm në vend. Pak ditë më parë, reperi publikoi projektin më të fundit që mban titullin “Rrushe”, që do të jetë kolonë zanore e serialit me po të njëjtin titull. Së fundmi, gjatë një interviste për “Pardon my french”, reperi zbuloi se është në bashkëbisedim për një projekt ndërkombëtar.

“Kur isha me pushime në New York kam kontaktuar me njerëz për punë. Kam punuar me disa producentë që janë të klasit botëror, me producentin e Pop Smoke”, tha ai. Duke u ndalur tek kënga e fundit, që do të jetë kolonë zanore e serialit “Rrushe”, reperi la të hapur derën për t’u bërë pjesë e tij edhe si aktor.



“Kemi folur, e kemi diskutuar me ekipin, por akoma nuk është vendosur. Seriali akoma nuk ka përfunduar kështu që ka mundësi!”, u shpreh ai. Ndërkaq, ai ka komentuar dhe përplasjen që pati pak muaj më parë me Ardian Bujupin. “Me Ardianin kemi folur, i kemi sqaruar. Nuk është se jemi armiq. Kemi patur një keqkuptim…por tani raportet tona janë të mira.“, shtoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!