Krahason zjarrin në Katedralen e Parisit me sulmet e Izraelit, Dua Lipa bën thirrje për palestinezët

schedule19:18 - 12 Maj, 2021

schedule 19:18 - 12 Maj, 2021

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, deklaroi se spastrimi etnik i popullit palestinez duhet të marrë fund dhe se kjo çështje ka të bëjë me të drejtat e njeriut.

“Spastrimi etnik i popullit palestinez duhet të marrë fund. Mjaft! Është çështje e të drejtave të njeriut. Zgjohuni njerëz”, ka shkruar ajo në Instastory.

Më tej, përmes një tjetër postimi këngëtarja gjithashtu përfshiu fotografinë e Katedrales Notre Dame në Francë, e cila u dëmtua nga zjarri në vitin 2019, dhe zjarrin që shpërtheu në Mesxhid al-Aksa si rezultat i sulmeve të Izraelit, duke bërë kështu një krahasim përsa i përket sensibilizimit në botë.

Në këtë mënyrë, Dua ka bërë thirrje për ndihmë për palestinezët.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme, Dua arriti të rrëmbejë  në BRIT Awards 2021 çmimin “Këngëtarja më e mirë” dhe “Albumi më i mirë” për “Future Nostalgia”./abcnews.al