Zyrtare: “Leipzig shtëpia ime”, sulmuesi nordik rinovon me klubin gjerman

schedule16:56 - 12 Maj, 2021

schedule 16:56 - 12 Maj, 2021

Leipzig do të luajë sërish në grupet e Champions League sezonin e ardhshëm. Drejtuesit po punojnë në dy plane: në përforcimin e skuadrës dhe me rinovimet e disa prej lojtarëve më të rëndësishëm.

Njëri prej tyre është Emil Forsberg, i cili është pjesë e skuadrës gjermane prej vitit 2015. Sulmuesi suedez, autor i 9 golave dhe 7 asisteve këtë sezon, ka firmosur kontratën e re.

Aventura me Leipzig do të vazhdojë dhe 29-vjeçari nordik ka zgjatur bashkëpunimin me nënkampionët e Gjermanisë deri në verën e vitit 2025.

Vitet që kam kaluar këtu kanë qenë të shkëlqyera dhe plot emocione. Dua të vazhdoj të kaloj kohë të mrekullueshme te Leipzig. Klubi është thjesht i shkëlqyer dhe jam i fokusuar totalisht tek e ardhmja.

Leipzig është kthyer në shtëpi për mua dhe familjen time“, u shpreh sulmuesi i majtë viking pas firmës mbi kontratën e re. /abcnews.al