Përplasjet me palestinezët, kërcënon kryeministri izraelit: Do të reagojmë me të gjitha forcat

schedule15:32 - 12 Maj, 2021

schedule 15:32 - 12 Maj, 2021

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të përdorë ” dorë të hekurt nëse është e nevojshme” për të ndaluar protestat nga qytetarët palestinezë.

“Ne po vazhdojmë përpjekjet tona për të ndaluar anarkinë dhe për të rivendosur qeverisjen në qytetet e Izraelit, me dorë të hekurt nëse është e nevojshme, me të gjitha forcat e nevojshme dhe të gjitha autoritetet e kërkuara”, tha ai, duke folur në Akër përgjatë vijës bregdetare të Izraelit.

Dhjetëra palestinezë u arrestuan në protesta në qytete brenda Linjës së Gjelbër. Në qytetin qendror Lod, i njohur gjithashtu si Lydd, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për herë të parë në 66 vjet. Autoritetet izraelite urdhëruan rivendosjen e ndërmarrjeve paramilitare të policisë kufitare nga Bregu Perëndimor.

Mijëra qytetarë palestinezë të Izraelit protestuan në qytet pas varrimit të Moussa Hassouneh, i cili u qëllua për vdekje nga një kolon hebre të hënën. Turma luftoi me policinë dhe vuri flakën një sinagogë dhe rreth 30 automjete, njoftoi media izraelite. g.v/abcnews.al