Barcelona nuk shkoi më shumë se një barazim me Levanten në transfertë. 3-3 përfundoi sfida e luajtur mbrëmjen e kaluar, rezultat që nxjerr ekipin katalanas jashtë garë për titullin kampion në Spanjë.
Djemtë e Roland Koeman renditen në vend të dytë me 76 pikë, një më pak se Atletico kryesuese që ka luajtur një takim më pak. Zhgënjim te Barcelona, teksa Sergio Busquets e pranon se ai dhe shokët e tij nuk kanë më shanse për t’u shpallur kampionë.
“Kampionati është mbyllur praktikisht për ne. Gjithçka varet nga kundërshtarët tanë, por kanë mbetur edhe pak pikë në lojë. Më duhet ta pranoj se ishte i gjithi faji ynë.
Po luftonim për titullin, por kemi humbur shumë pikë në ndeshjet e fundit. Kemi hasur vështirësi dhe çdo ndeshje e kemi nisur me përshtypje jo pozitive. Tentuam t’i bëjmë presion kundërshtarëve, por nuk ia dolëm.
Barazimi 3-3? E filluam mirë ndeshjen, kaluam në avantazh, por më pas ndodhi ajo që ka ndodhur shpesh këtë sezon. U ndëshkuam nga disa gola të lehtë për shkak të gabimeve që kryem“, deklaroi mesfushori spanjoll. /abcnews.al