Lionel Messi ka vendosur përfundimisht se ku dëshiron ta vazhdojë karrierën. Katalanasja Sport raporton se argjentinasi do ë rinovojë me Barcelonën dhe kanë nisur negociatat në lidhje me kontratën e re.
Babai i kapitenit, Jorge Messi, i shoqëruar me avokatë të palës së lojtarit ka zhvilluar disa takime me klubin e Barcelonës dhe presidentin Laporta dhe janë në rrugë të mbarë për të mbyllur me sukses bisedimet.
Lionel Messi fiton mbi 130 milionë euro me kontratën aktuale dhe në të tilla kushte ekonomike, Barcelona e ka të pamundur ta përsërisë këtë ofertë. Gjithsesi Messi interesohet më shumë për projektin dhe merkaton se për pagën. /abcnews.al