Një tjetër ekzekutim ka tronditur Elbasanin mbrëmjen e sotme. Nga të shtënat me breshëri arme zjarri ka mbetur i vrarë Everest Çaka. Ai ndodhej në makinën e tij së bashku me bashkëshorten, ku autori/ët, kanë hapur zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend dhe duke plagosur gruan.
Burime për ABC bëjnë me dije se menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe Drejtori i Përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu.
Ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në terren ku po punohet për zbardhjen e plotë të vrasjes. Në pikat hyrëse dhe dalës të qytetit janë ngritur pika të shumta kontrolli për të rënë në gjurmët e autorëve. E.L/abcnews.al/