Zbardhet vdekja e 13-vjeçares në Tiranë

schedule13:37 - 12 Tetor, 2018

schedule 13:37 - 12 Tetor, 2018

Policia deklaron se 13-vjeçarja që ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spital është vetëvrarë me armën e gjahut të të atit. Pas marrjes së deklarimeve nga familjarët, rezulton se e mitura dyshohet të jetë vetëvrarë në banesë, ndërsa mbetet ende mister motivi këtij veprimi.

13-vjeçarja, e cila u gjet e  pajetë në banesë e saj në zonën e Bregut të Lumit pasditen e së enjtes në Tiranë, dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.

Të paktën kështu deklaroi policia një ditë pas ngjarjes, e cila tha se nga hetimet e kryera u vërtetua pista e vetëvrasjes. Kasandra Brahja, të cilën e shikoni në fotografi, dyshohet të jetë vetëvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Blutë e kryeqyetit sekuestruan  armën e gjahut për të cilën Xhevat Brahja, dispononte leje. Mësohet Brahja ishte në banesë me vëllanë dhe nusen e tij, të cilët janë shurdhmemecë. Djali dhe nusja prej pamundësisë për të folur, nuk kanë mundur t’i tregojnë gjë babit të vajzës, teksa grupi hetimor e ka pasur të vështirë të saktësojë nëse ka qenë vrasje apo vetëvrasje.

Edhe pse viktima 13-vjeçare, u shoqërua pasditen e së enjtes në spital, përsëri nuk mundi të shpëtojë nga plaga e shkaktuar me armë gjahu. Dyshohet se e reja është qëlluar me armë në pjesën e barkut, në shtëpinë e saj në rrugën “Niko Avrami”, teksa familjarët e saj shprehen të habitur për këtë veprim të vajzës së mitur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!