Kryeministri indian Narendra Modi, nuk do të udhëtojë drejt Britanisë për të marrë pjesë në takimin e Grupit të Shtatë Ministrave të Jashtëm, që do të zhvillohet muajin tjetër.
Situata e pandemisë së Covid ka bërë kryeministri indian të anulojë takimin në Britani.
“Ndërsa vlerëson ftesën për Kryeministrin nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson për të marrë pjesë në Samitin e G7 si një i ftuar special, duke pasur parasysh situatën mbizotëruese të COVID, është vendosur që Kryeministri të mos marrë pjesë personalisht në Samitin e G7″, thuhet në deklaratë.
Ndërkohë Modi është kritikuar për lejimin e tubimeve të mëdha të festivaleve si edhe grumbullimet në tubimet zgjedhore gjatë dy muajve të fundit, ndërsa rastet me Covid ishin në rritje.
Sakaq sistemi shëndetësor në Indi gjendet në kolaps, ndërsa spitalet janë përballur me mungesë të oksigjenit.
/abcnews.al/

