Mjeku okulist: Mbi 3% e atyre që kanë kaluar Covid shfaqin probleme me shikimin

schedule16:18 - 11 Maj, 2021

schedule 16:18 - 11 Maj, 2021

Nga Ema Shazivari

Më shumë se 3% e personave të cilët kanë kaluar COVID 19, shfaqin probleme me shikimin. Sipas mjekut okulist Rubin Topi, virusi përkeqëson problemet ekzistuese të këtyre pacientëve.

“Kam një numër jo të vogël pacientësh çdo ditë, që çfarëdolloj problemi të kenë pasur me sytë, në shumicën e rasteve pas Covid-19 ato probleme janë theksuar. Po jap një shembull. E ka pasur numrin -1, i ka vajtur pas Covid -1.5. Pra gjithnjë shoqërohet me një përkeqësim…”

Krahas Covid-it, mjeku thotë se edhe periudha e karantinës ka ndikuar tek sytë. Kjo për shkak se qytetarët kaluan më shumë kohë me pajisjet digjitale.

“Një shtim gjatë pandemisë i qëndrimit në pajisje digjitale, është edhe kjo. Nuk mund ta mohojmë.”

Në disa raste pacientët të cilët kanë evidentuar këto probleme, nuk janë konsultuar me specialistin. Në vend të tij, kanë zgjedhur të vetë-trajtohen. Mirëpo, Topi tregon se ka pasur edhe pacientë të cilët janë verbuar nga mjekimi i gabuar.

“Në asnjë lloj patologjie, nuk u rekomandoj pacientëve që të vetëmjekohen. Kemi ndjekur shumë raste të pacientëve që nga vetëmjekimi, ka raste që edhe janë verbuar.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!