Vrasja e 27-vjeçarit Mehmet Qema, mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka tronditur ndër të tjera edhe botën e showbizit. Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që kanë reaguar lidhur me këtë ngjarje.
LEXO EDHE: Vrasja e “Tallman” në Tiranë, reagon i prekur Stresi: Vij shpejt
Më i fundit është moderatori i shumëpërfolur Meriton Mjekiqi, i cili ka postuar në Instagram një foto Qemën, i njohur ndryshe me nofkën “Tallman”.
“Do na mungosh. Të dua edhe pse nuk je më në mesin tonë vëllai im gjithmonë je në zemrën time. Shihemi InShaAllah botën tjetër BIG G”, ka shkruar Mjekiqi krahas fotos.
Kujtojmë se 27-vjeçari u vra nga miku i tij, Marjus Dema i cili pas vetdorëzimit në polici u shpreh se gjithçka ka ndodhur aksidentalisht./abcnews.al